Roland Garros”, mësohen çiftet gjysmëfinaliste, Nadal i pandalshëm

Tenisti spanjoll Rafael Nadal pa shumë probleme ka mundur në përballjen çerekfinale të “Roland Garros”, argjentinasin Diego Shvartzman, njofton “infOSport.mk”.

Në “Grand Slamin” e tij të preferuar, Rafa Nadal shënoi fitore me rezultatin 3:1, në sete (4-6, 6-3, 6-2, 6-2) duke u kualifikuar kështu në gjysmëfinale, aty ku një vend siguroi edhe argjentinasi, Martin Del Potro.

Ky i fundit në një përballje më interesante me rezultatin 3:1, në sete (7-6, 5-7, 6-3, 7-5) mundi kroatin, Marin Çiliç, transmeton “infOSport.mk”.

Pikërisht Nadal dhe Del Potro do të takohen mes tyre nesër në gjysmëfinalen e dytë të këtij “Grand Slam” turneu me fillim në ora 15:30, teksa dy orë e gjysmë më herët në program është gjysmëfinalja e parë, ku mejdanin do të ndajnë italiani Çeçinato dhe austriaku Dominik Tiem.

Ky i fundit në çerekfinale mundi gjermanin Zverev, teksa  Marko Çeçinato kishte bërë surprizën më të madhe të këtij turneu, duke eliminuar serbin, Novak Djokoviç.

Leave a Reply