Edis Maliqi i FC Shkupit edhe zyrtarisht pjesë e Kukësit (VIDEO)

Edis Maliqi i cili u la i lirë nga FC Shkupi, shumë shpejtë ka gjetur skuadrën e tij të re, njofton “infOSport.mk”. Mbrojtësi i krahut të djathtë dhe një ndër futbollistët më standard sezonin e fundit me ekipin “bardhekaltër” nga Çairi është prezantuar nga drejtori sportiv i skuadrës verilindore nga Shqipëria, Nderim Nexhipi.

23-vjeçari Maliqi pjesë e FC Shkupit ishte për tre sezone me rradhë, kur verën e vitit 2015-të kishte arritur nga rradhët e Makedonija Gjorçe Petrovit, teksa karrierën e tij kishte nisur te Rabotniçki.

Transferimi te Kukësi është i pari për të jashtë Maqedonisë, ndërsa me aktivizimin e tij skuadra nënkampione e Shqipërisë ka përfituar një futbollist mjaft cilësor, i cili me siguri se do të jetë një ndihmë e madhe për skuadrën në eliminatoret e Ligës së Kampionëve Europian, transmeton “infOSport.mk”.

Maliqi ndryshe është përforicimi i tretë i Kukësit i bërë gjatë këtij afati kalimtarë, duke pasur parasysh se kjo skuadër më parë firmosi edhe me portierin e Ferronikelit, Faton Maloku dhe me futbollistin e Vllazniës së Shkodrës, Arlind Kalaja.

Leave a Reply