Kohëve të fundit kur janë në pyetje çështjet administrative në futbollin botëror nuk po shkojnë disa gjëra në kahjen e duhur, duke pasur parasysh se klube apo skuadra të ndryshme gjykohen ndryshe.
Rasti më i freskët është ai me skuadrën turke të Beshiktashit dhe Kombëtaren e Rusisë. UEFA vetëm për shkak të një mace që ishte futur në fushën e stadiumit “Vodafone Arena” në ndeshjen e 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve kundër Bajernit të Munihut vendosi të gjobiste klubin turk të Beshiktashit me 34 mijë euro, teksa Rusia, vendi organizator i Kupës së Botës, ka marrë një gjobë prej 22 mijë euro nga FIFA për racizmin e shfaqur në ndeshjen miqësore me Francën.
Me sa duket, macja në fushë qenka një shkelje më e rëndë se racizmi në stadiumet e futbollit!?Vërtetë për tu habitur dhe për të dyshuar nëse ka drejtësi në dy institucionet më të larta futbollistike, edhe pse vendimet janë dhënë nga dy institucione të ndryshme.