Agjencioni për Rini dhe Sport organizon pritje për medalistin e argjendtë Besir Alilin

Përveç Komitetit Olimpik të Maqedonisë edhe Agjencioni për Rini dhe Sport në krye me Darko Kaeskin organizuan pritje për medalistin e Kampionatit Evropian për Kadetë, Besir Alilin.

Në zyrat e ARSM-së në takim së bashku me Besirin ishin edhe seleksionuesi Sedat Baftiu, presidenti i Federatës së Mundjes të Maqedonisë, Betim Vrenezi dhe nënkryetari Dejan Bogdanov.

Kaeski, mes tjerash e përgëzoj Alilin për këtë arritje të madhe, duke e uruar që këtë rezultat ta përsërit edhe në Kampionatin Botëror, që do të mbahet në Zagreb muajin e ardhshëm.

Leave a Reply