Pas eksperiencës jo pozitive te Borusia e Dortmundit spintieri xhamajkan, Usain Bolt ka debutuar me disfatë me fanellën e Stromsgodset, drejtuesit e së cilës skuadër kanë vendosur t’i japin një shans tjetër xhamajkanit.
31-vjeçari hyri në lojë si zëvendësues në ndeshjen miqësore kundër Norvegjisë U-17, mirëpo fatkeqësisht rekordmeni i atletikës nuk arriti të bënte asgjë për të shmangur humbjen 1:0, me golin që ishte pësuar para se ai të futej.
Bolt në këtë ndeshje mbajti fanellën me numrin 9.58, në nder të rekordit të tij botëror në garën e 100 metërshit.
Usain Bolt on Vidnews.