Dy futbollistët shqiptarë nga Maqedonia, Taulant Seferi dhe Shefit Shefiti që mbrojnë ngjyrat e Kombëtares shpresa të Shqipërisë, sot në takimin miqësorë ndaj Bjellorusisë ishin dy ndër futbollistët më të dalluar në fitoren 3:2 të “kuqezinjëve”, njofton “infOSport.mk”.
Shefiti shënoi golin e parë ku në rolin e asistuesit ishte pikërisht Taulant Seferi, që sot mbante edhe shiritin e kapitenit, ndërsa dy golat tjerë për ekipin U21 të Alban Bushit i realizoi ish futbollisti i Rabotniçkit, Emir Sahiti.
Pas përfundimit të ndeshjes dukshëm të lumtur për këtë fitore dhe para së gjithash paraqitjeve të tyre të mira kumanovari Seferi dhe tetovari Shefiti në dhomat e xhveshjes kishte shkrepur një foto bashkë me shallin “kuq e zi” ku shkruante: “O sa mirë me qenë shqiptarë”.