Roma po punon edhe në transferimin e tretë të merkatos verore

Pasi siguruan nënshkrimet e Ante Çoriç dhe Ivan Markano, skuadra e Romës tashmë i ka vënë syrin mesfushorit ofenziv të Portos, Jasin Brahimi.

Drejtori sportiv i “ujqërve” ka hyrë në bisedime me drejtuesit e skuadrës portugeze, të cilët insistojnë në shumën e 30 milion eurove për të lënë të lirë futbollistin e tyre. Kjo shumë për momentin është e lartë për Romën, që megjithatë nuk dëshiron të heq dorë nga angazhimi i algjerianit.

Ditë më parë skuadra “romake” u krenua me angazhimin e mbrojtësit Ivan Markano, të cilin e transferuan pikërisht nga rradhët e Portos. Monçi gjithashtu po punon edhe në disa fronte, teksa dëshiron të transferojë edhe futbollistët si Hakim Ziesh, Xhastin Klajvert dhe Domeniko Berardi. Ky i fundit kërkohet gjithashtu edhe nga Interi, që planifikon një ofenzivë verore për të marrë nënshkrimin e tij.

Leave a Reply