Futbollisti i Shkëndijës, Olsi Teqja ka zgjedhur një ndër vendet tropikale për të kaluar ditët e tij të pushimit pas sukseseve që arriti këtë vit me skuadrën tetovare, duke u shpallur kampion dhe njëkohësisht duke triumfuar në Kupën e Maqedonisë.
Futbollisti nga Tirana po pushon në bregdetin e bukur dhe mahnitës të Republikës Domenikane bashkë edhe me të dashurën e tij, Sara Shehu.
Ka qenë vetë 29-vjeçari që ka publikuar disa foto në profilin e tij në “Facebook”, e ku shihet se po i shijon në maksimum pushimet e merituara.