Observatori i futbollit (CIES) ka përcaktuar listën e 100 lojtarëve më të vlefshëm në planet, duke përfshirë edhe tre lojtarë shqiptarë.
Granit Xhaka, Shkodran Mustafi dhe Elseid Hysaj kanë gjetur veten në mesin e kësaj liste prestigjioze botërore.
Mesfushori kosovar i Arsenalit në tregun botëror vlerësohet me shumën prej 67 milionë euro, ndërsa mbrojtësi i po të njëjtit ekip, futbollisti nga Gostivari i Maqedonisë, Shkodran Mustafi kushton 59.4 milionë euro.
Mbrojtësi i Napolit dhe i kombëtares shqiptare, Hysaj kushton rreth 60 milionë euro në tregun e transfereve.
Futbollisti më i shtrenjtë është sulmuesi anglez i Totenhamit, Hari Kejn, i cili vlerësohet në 201.2 milionë euro.
Braziliani i PSZH-së, Nejmar është i dyti në listë me 195.7 milionë, duke lënë pas shokun e skuadrës, Kylian Mbape me 186.5, Lionel Messi është i katërti me 184.2, teksa futbollisti më i përfolur kohëve të fundit, Mohamed Sallah është i pesti me një vlerë prej 171.3 milion euro.
Në top dhjetëshe gjenden edhe Del Ponte i Atletik Bilbaos (171 milionë), Kevin De Brujne i Mançester Sitit (167.2), Antuan Grizman i Atletiko Madridit(164.5), Paulo Dybala i Juventusit (164.2) dhe Romelu Lukaku i Mançester Junajtedit (163.4).