Mbrojtësi grek, Sokratis Papastopulos karrierën e tij do ta vazhdojë te skuadra londineze e Arsenalit. Lajmin e ka publikuar babai i tij, Haralambos në një intervistë për një radio. Sokratis është pjesë e Borusia Dortmundit që nga viti 2013-të, ndërsa gjatë sezonit të kaluar regjistroi 43 ndeshje në të gjitha kompeticionit, duke realizuar dhe 3 gola.
“Interes për Sokratisin kishte edhe nga Mançester Junajtedi, mirëpo ai nuk dëshironte që të pres deri në korrik, andaj vendosi të kaloj te Arsenali. Të martën gjithçka do të finalizohet” – kishte thënë babai i Sokratis.