Arsenali ka prezantuar përforcimin e parë, pasi kjo skuadër kaloi në duart e Unaj Emerit, që zëvendësoi në postin e trajnerit legjendarin, Arsen Venger.
Bëhet fjalë për 34-vjeçarin Stefan Lishtajner, ndryshe shok skuadre me Granit Xhakën te Kombëtarja e Zvicrës, me të cilin kësaj rradhe do luajnë bashkë te një ndër skuadrat më të njohura angleze.
Gjithashtu mund të lexoni:
Lishtajner përforcimi i parë i Arsenalit!
Lishtajner te Arsenali vjen si futbollistë i lirë nga rradhët e Juventusit. Zvicerani që fitonte tituj në 7 vite me rradhë me Juventusin në Itali, te Arsenali do të veshë fanellën me №12. Për herë të fundit ky numër i takonte sulmuesit francez, Olivie Zhiru, që tashmë mbron ngjyrat e Çelzit.
Happy and honoured to be a Gunner! Will work hard and passionately day in and day out to achieve our sportive objectives and to win trophies with this great club! @Arsenal pic.twitter.com/h32IueSSob
— Stephan Lichtsteiner (@LichtsteinerSte) June 5, 2018