Skuadra kampione e Italisë, Juventusi ka refuzuar një ofertë të majme për shërbimet e boshnjakut, Miralem Pjaniç. Lajmin e pohon e përditshmja italiane “Tuttosport”, që jep edhe detajet e shifrave.
Pjaniç i pëlqen shumë trajnerit Pep Guardiola dhe drejtuesit e Mançester Sitit hynë menjëherë në “aksion”, duke i bërë ofertën joshëse prej 50 milionë eurosh klubit “bardhezi”, mirëpo edhe kjo nuk ka bindur drejtuesit e Juves për të lënë të lirë mesfushorin e tyre.
Drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” pretendojnë për një shifër më të lartë, përmes së cilës më pas do të mund të hynin në tratativa me Lacion për blerjen e sulmuesit serb Milinkoviç Saviç, ëndrra më e madhe e kësaj vere të kampionëve në fuqi të Italisë.