
Jani Atanasov edhe zyrtarisht karrierën e tij do ta vazhdojë në Superligën turke te skuadra e Bursaspor. Anëtari i përfaqësueses U19 të Maqedonisë te Bursaspor transferohet nga rradhët e Akademia Pandev, ndërsa me ekipin turk ka nënshkruar kontratë 4-vjeçare.
Prezantimi i tij zyrtarë me fanellën e skuadrës së Bursaspor pritet të bëhet me datë 26 qershor, ndërsa Atanasov bëhet futbollisti i katërt nga rradhët e Akademia Pandev që gjen skuadër të re pas dyshes, Nikolla Vujanac dhe Zoran Baldovaliev që iu bashkuan Bellasicës dhe mbrojtësit të talentuar Konstantin Çeshmexhiev që vendosi të veshë fanellën e Shkëndijës.