Kapiteni i kombëtares së Marokut, Mehdi Benatia në ndeshjen e mbrëmshme miqësore ndaj Sllovakisë, para fillimit të së njëjtës ka bërë një gjest të madh që meriton shumë respekt. Para fillimit të këtij takimi në Gjenevë, aty ku ishte paraparë të zhvillohej takimi, po binte shi i rëmbyeshëm, ndërsa kapiteni i Marokos, bëri një gjest të madh.
Gjatë intonimit të himnit të kombëtareve, Benatia mbrojti nga shiu vajzën e vogël që e shoqëronte para sfidës, duke përdorur flamurin e vogël si një ëmbrellë të improvizuar. Edhe portieri i Marokut, u mundua që të mbronte nga shiu shoqëruesen e tij, duke i vendosur pëllëmbën e dorës mbi kokë.
Gjesti i lojtarëve të Marokut është përshëndetur nga të gjithë në rrjetet sociale.