Futbollisti shqiptarë me prejardhje nga Kosova, Adnan Januzaj është pjesë e listës së futbollistëve të ftuar nga ana e trajnerit Roberto Martinez për Kupën e Botës, “Rusi 2018” që starton me 14 qershor.
Në këtë listë bën pjesë edhe Vinsent Kompani, futbollisti i cili u lëndua ditë më parë në ndeshjen miqësore kundër Portugalisë, ndërsa në mesin e futbollistëve të ftuar nuk bënë pjesë sulmuesi i Kristal Pallasit, Kristian Benteke.
Për futbollistin shqiptarë të Real Sociedadit, Adnan Januzaj ky do të jetë Botërori i dytë që do të marrë pjesë me ekipin kombëtar belg, pasi ishte pjesë e saj edhe para 4 viteve në Botërorin e Brazilit, aty ku në fund kishte triumfuar Gjermania falë fitores minimale 1:0 ndaj Argjentinës.
Mbetet të shihet se kush do të dalë kampion i këtij eventi në Rusi, edhe pse nuk duhet lënë anësh edhe Kombëtaren e Belgjikës që në rradhët e veta ka shumë futbollistë cilësor.
Lista e plotë e Kombëtares së Belgjikës për në KB “Rusi 2018”: |
PORTIERË: Thibaut Courtois (Chelsea), Simon Mignolet (Liverpool), Koen Casteels (VfL Wolfsburg). |
MBROJTËS: Toby Alderweireld (Tottenham), Thomas Meunier (Paris Saint-Germain), Thomas Vermaelen (Barcelona), Jan Vertonghen (Tottenham), Dedryck Boyata (Celtic), Vincent Kompany (Manchester City). |
MESFUSHORË: Marouane Fellaini (Manchester United), Axel Witsel (Tianjin Quanjian), Kevin De Bruyne (Manchester City), Eden Hazard (Chelsea), Nacer Chadli (West Bromwich Albion), Leander Dendoncker (Anderlecht), Thorgan Hazard (Borussia Moenchengladbach), Youri Tielemans (Monaco), Mousa Dembele (Tottenham Hotspur). |
SULMUES: Michy Batshuayi (Chelsea/Dortmund), Yannick Carrasco (Dalian Yifang), Adnan Januzaj (Real Sociedad), Romelu Lukaku (Manchester United), Dries Mertens (Napoli). |