Sonte zhvillohet miqësorja mes dy kombëtareve të mëdha evropiane, Italisë dhe Holandës. Që të dyja këto kombëtare edhe pse me histori të madhe, nuk do të jenë pjesë e Botërorit “Rusi 2018”.
Sonte këto dy kombëtare do të masin forcat mes vete në “Allianz Stadium” të Torinos, në miqësoren e tretë të Roberto Mançinit në stolin e “Axurrëve”.
Strategu italian Roberto Mançini, madje ka treguar edhe formacionin me të cilin do të luajë sonte: Perin; Zappacosta, Caldara, Romagnoli, Criscito; Jorginho, Cristante; Bonaventura, Insigne, Verdi, Belotti.