Nijas Lena pasi përfundoi kontratë me FC Telavi në Gjeorgji tashmë është një futbollist i lirë, njofton “infOSport.mk”. Strugani aktualisht ndodhet në pushim në qytetin e tij të lindjes, në pritje të ofertave për sfidat e reja që e presin atë. Ai në një prononcim me portalin tonë pranoi se është në bisedime e sipër me FC Shkupin, mirëpo që ka edhe oferta të tjera, që bëjnë që ai të mendohet dhe në fund të vendos për të mirën.
“Për momentin ndodhem në Strugë. Është e vërtetë se më kanë kontaktuar nga FC Shkupi dhe jemi në bisedime me ata, mirëpo nuk ngutem ashtu që do pres ofertën më të përshtatshme” – tha shkurt për “infOSport.mk”, Nijas Lena, i cili gjithashtu nuk përjashtoi edhe Shqipërinë si opcion.
Lena ka një karrierës të bujshme futbollistike, ku pjesën më të madhe e ka kaluar në Superligën shqiptare duke mbajtur veshur fanellën e skuadrave të Flamurtarit, Kukësit dhe së fundmi Teutës, ndërsa në Maqedoni luante me Makedonija Gjorçe Petrovin, Renovën dhe Milanon e Kumanovës.