Denis Berisha një talent i ri dalëngadalë po del në sipërfaqe të boksit shqiptar. Një djalosh 15 vjeçar i cili para 2 viteve ka filluar me boks duke u regjistruar në Boxclub-Linz dhe deri tani ka një rekord prej 13 ndeshjeve dhe asnjë humbje.
Ai thotë se është i kënaqur nga karriera e tij edhe pse gjithmonë synon se një ditë do të debutoj edhe në boksin profesionist. Ndeshjen e radhës ai e ka më 16 qershor ku edhe po i zhvillon përgatitjet e fundit.
Në një intervistë ekskluzive për agjencinë e sporteve luftarake “ArenaRing” ka zbuluar për detajet e jetës së tij dhe planet për të ardhmen. Ndryshe, ai tregon se dikur familja e tij ishte kundra kur filloj me këtë sport, por tani ata i ka mbështetësit më të mëdhenj e sidomos të atin i cili i jep edhe motivim para çdo ndeshje.
Nga cila moshë keni filluar të merreni me boks, dhe pse zgjodhët pikërisht këtë sport?
Berisha: Me sportin e boksit kam filluar të merrem qysh nga mosha 12 vjeçare, kurse zanafilla ka qen sepse kam qen një djalosh shumë energjik dhe me shokët gjithnjë bënim probleme dhe kështu vendosëm që të vizitojmë një palestër boksi dhe mbetëm të pasionuar me këtë sport dhe menjëherë u dashurova dhe me kohë edhe u disiplinova. Kështu u regjistrova në klubin e boksit “Steelfist Linz” ku trajner janë Franz Hirsa dhe Valon Cukaj.
Pas sa muajve stërvitje u futët në ring dhe na thuaj diçka për fillimin e karrierës suaj?
Berisha: Pas shtatë muajve jam fut në ring dhe ndeshjen e parë e kam pasur pikërisht ndaj një shqiptari që edhe arrita ta fitoj, mirëpo dua të them se fillimi normal është i vështirë dhe familja ime nuk donin që unë të merrem me këtë sport sepse edhe axhallarët e mi kanë qenë boksierë dhe ata shkonin ushtronin fshehtazi.
Sa është i zhvilluar ky sport në vendin ku jeton?
Berisha: Në Linz ku edhe jetoj ky sport nuk prezantohet edhe shumë mirëpo unë do të punoj maksimalisht që ta ngriti sa më lartë.
Sukseset e juaja ?
Berisha: Në karrierën time kam arrit të bëhem kampion i Austrisë, kampion i ligës si dhe vendin e parë e kam arritur në një turnir shumë të fuqishëm në Sllovaki ku morrin pjesë mbi 35 shtete.
Ndeshja e radhës dhe ku po i zhvilloni përgatitjet?
Berisha: Ndeshjen e ardhshme e kam në Linz më 16 qershor dhe për të njëjtën jam duke u përgatit maksimalisht sepse dua që të vazhdoj serinë e fitoreve.
Planet e juaja për të ardhmen?
Berisha: Plani im për të ardhmen është që një ditë të ngjitem në ringun profesionist dhe për këtë do të punoj natë e ditë që të arrij qëllimin.
Familja si e ka pranuar këtë sport dhe sa keni mbështetje?
Berisha: Në fillim të karrierës familja ime ka qen kundra dhe në palestër shkoja fshehurazi por me kohë edhe ata e kuptuan se e kam seriozisht dhe sot ata janë mbështetja ime më e madhe.
Sa keni bashkëpunime me sportistët tjerë në Kosove – Shqipëri dhe jashtë saj?
Berisha: Bashkëpunime me sportist tjerë shqiptar nuk kam edhe shumë, veqse njëherë jam stërvitur dhe kemi bo sparing me kampionin e botës në kikboks, Florian Markun, i cili edhe më jep vullnet dhe motiv për të realizuar ëndrrën time.
Ndjenja jote me e mire nga ky sport dhe me e keqja ?
Berisha: Ndjenja ime më e madhe është kur e shoh dorën time të ngritur pas ndeshjes, kurse ajo e keqja është se duhet të punosh shumë sepse është sport i rëndë.