Pas mbylljes së sezonit, rinovimet dhe transferimet e lojtarëve në merkato kanë filluar ta marrin vëmendjen më të madhe të opinionit futbolldashës në Maqedoni.
Mirëpo si duket “bombën” e vërtetë të kësaj vere do ta ketë Shkëndija e Tetovës, pasi ashtu siç mëson “InfOSport.mk” kampionët kanë siguruar shërbimet e Agim Ibraimit.
Emër i madh ky për skuadrën tetovare, që pas suksesit të dyfisht në kampionat dhe Kupë, janë duke punuar për të përforcuar ekipin për ndeshjet eliminatore të Ligës së Kampionëve, ndërsa Ibra është futbollisti adekuat për këto gara, duke pasur parasysh që posedon eksperiencë të mjaftueshme në kompeticionet evropiane.
Sipas asaj që arrinë të mësojë “InfOSport.mk” nga burime shumë të sigurta, Ibraimi dhe Shkëndija kanë arritur akordin, ndërsa kanë mbetur edhe disa detaje të vogla të kontratës për të zyrtarizuar gjithçka.
Në këtë situatë Selmani dhe Çeshmexhiev që u prezantuan këtë javë te Shkëndija, ishin si duket vetëm “nxemje” dhe paralajmrim të kësaj merkato, pasi “bomba e madhe” do të prezentohet shumë shpejtë./InfOSport.mk