Kombëtarja e Spanjës sonte në stadiumin “El Madrigal” të Vilajrealit do të luaj një miqësore kundër Zvicrës së shqiptarëve. Lopetegi pothuajse ka 23 futbollistët me të cilët do të udhëtojë për në KB “Rusi 2018”, mirëpo sot do të has në mungesat e Ramos, Iskos dhe të lënduarit Karvahal.
Përveç ndeshjes me Zvicrën, Spanja do të luajë një ndeshje të fundit miqësore para Kupës së Botës në Krasonadar, kundër Tunizisë, të shtunën e ardhshme.
Ndeshja e sotme do të jetë një test i mirë për Odriozola, derisa spanjollët duhet të presin që Karvahal të rikuperohet në kohë për ndeshjen e parë ose të dytën në Kupën e Botës.
Kjo ndeshje kundër “ Zvicrës së shqiptareve” do të vendos ndoshta edhe sulmuesin kryesor për në Kupën e Botës, derisa në garë janë Iago Asapas, Rodrigo dhe Diego Kosta, duke pasur parasysh se trajneri Lopetegi ende nuk është i prerë për këtë pozicion.
Te Zvicra mungesë e madhe në takimin e sotshëm që starton në ora 21:00 do të jetë mungesë e yllit të Arsenalit, Granit Xhaka i cili u lëndua pas nj dueli me Valon Beharamin në stërvitje por fatmirësisht pritet të jetë i gatshëm për Kupën e Botës.