Boksieri me origjinë nga Kosova, Robin Haxhi Krasniqi ka fituar titullin europian EBU në kategorinë super të mesme, duke mposhtur boksierin ukrains me pasaportë ruse, Stanislav Kashtanov.
Lufta e zhvilluar në Gjermani zgjati 12 raunde, ndërsa boskieri shqiptarë ishte më i mirë që nga raundi i parë e deri në fund, që gjë që ndikoi të shpallet fitues me anë të pikëve.
Kjo fitore ishte mjaft e rëndësishme për Haxhi Krasniqin pasi në këtë mënyrë rikthehet në garë për të sfiduar për titullin e kampionit të Botës.