Të shtunën në kompleksin e stadiumeve “Petar Milloshevski” pranë Federatës së Futbollit të Maqedonisë në program ishin ndeshjet e garave republikane për grupmoshat e reja. Gjenerata 2009 e KF Skupit e udhëhequr nga trajneri Bedri Saliu dhe gjenerata 2006 e Albarsas e udhëhequr nga Meriton Berisha arritën të kualifikohen për në ndeshjet finale.
KF Skupi në ndeshjen çerekfinale mundi K.F. Forcën nga Ohri me rezultat 4:1, teksa në gjysmëfinale me po të njëjtin rezultat mundi K.F. Akademia Pandev.
Nesër në ora 10.30 në ambientet e FFM-së KF Skupi në finalen e madhe do të përballet me ekipin e K.F. Forca – Shkup, teksa ekipi i Albarsa me fillim në ora 10:45 për kundërshtarë në finale do të ketë ekipin e Vardarit.