Reali i Madridit doli fitues në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve ndaj Liverpullit, ndërsa fati ka dashur që sot disa prej yjeve të skuadrës “mbretërore” të luajnë një miqësore në shtëpinë e skuadrës angleze në “Enfilld Roud” me Brazilin që po ndeshet në këto momente me Kroacinë.
Pjesë e këtyre dy ekipeve janë Marselo, Luka Modriç dhe Mateo Kovaçiç, të cilët shfaqen duke qeshur para logos së Liverpullit në “Enfilld Roud”.
Një rastësi apo një tallje ndaj skuadrës së Klop? Fotografia po bënë xhiron e internetit dhe komentet tallëse ndaj Liverpullit nuk mungojnë.