Kombëtarja e Shqipërisë shqiptare pasditen e sotme do të zbresë në fushën e Evianit, në Francë, ku do të përballet me Ukrainën në një takim tjetër miqësor, pas atij ndaj pëfaqësueses së Kosovës, ku pësoi një disfatë të papritur 0:3.
Ndaj Ukrainës do të jetë një mundësi e mirë që futbollistët “kuqezi” të tregojnë se nuk janë ata që luajtën ndaj Kosovës dhe për më tepër, të japin shpresa se janë gati për të synuar një vend në kampionatin e ardhshëm Europian.
Ndryshe nga Kosova, këtë herë Panuçi ka përgatitur disa ndryshime në formacion, thuajse në të gjitha repartet, duke planifikuar të shtojë më shumë eksperiencë në fushën e lojës.
Sfida Shqipëri-Ukrainë do të startojë në orën 16:00 dhe do të transmetohet në Shqipëri nga “Supersport 2”.
Formacioni i Shqipërisë: |
Berisha, Hysaj, Mavraj, Gjimshiti, Veseli, Lilaj, Roshi, Lenjani, Ndoji, Ramadani, Manaj. |