Pas treshes Edis Maliqi, Burhan Mustafa dhe Antonio Koçoski, një tjetër futbollist është ndarë me FC Shkupin, njofton “infOSport.mk”.
Bëhet fjalë për sulmuesin Husein Demiri, i cili gjysmësezonin e dytë e kaloi në formë huazimi te Vëllazërimi i Kërçovës. Demiri pjesë e skuadrës nga Çairi ishte për tre vite të plota, ndërsa kontrata e tij aktuale skadonte pikërisht këtë muaj, me ç’rast e njëjta nuk u vazhdua, ashtu që tashmë sulmuesi shkupjan do të mund të kërkojë një mjedis të ri.
Demiri me fanellën “bardhekaltër” kishte zhvilluar 55 ndeshje, duke realizuar edhe 5 gola, ndërsa gjatë karrierës së tij ai kishte luajtur edhe me Makedonija Gjorçe Petrovin dhe Rabotniçkin, te e cila skuadër edhe kishte filluar karrierën e tij.