Kombëtarja e Spanjës ka barazuar 1:1 në miqësoren e zhvilluar në “El Madrigal” ndaj Zvicrës. “Furia e Kuqe” dominoi ndeshjen, ndërsa në minutën e 29-të Alvaro Odriosola shënoi golin e epërsisë, i cili ishte valid deri në minutën e 62-të, kur “helvetët” barazuan me anë të Rodrigez, i cili shfrytëzoi dhuratën e bërë nga ana e portierit De Gea.
Spanja do të zhvillojë edhe një ndeshje tjetër kontrolluese para Botërorit në Rusi, edhe atë me 9 qershor kundër Tunizisë, teksa Zvicra me 8 qershor do të përballet me Japoninë.
Spain vs Switzerland (1-1) | Highlights, Scores, Results, Fixtures and Goals by footbie.com