Rabotniçki ka siguruar dy emrat e parë për sezonin e ardhshëm futbollistik. Futbollistë të rinj në mesin e “romantikëve” janë Oliver Peev dhe Filip Petkovski, njofton “infOSport.mk”.
Që të dy janë të njohur për opinionin futbollistik në vend, ndërsa pas vetes kanë edhe bagazh ndërkombëtarë, që do të jetë një ndihmë shtesë për “romantikët” në ndeshjet e Liga Europa.
Peev dhe Petkovski kanë nënshkruar kontrata një vjeçare me Rabotniçkin, me opcion për të vazhduar bashkëpunimin edhe për një vit tjetër.
Peev sezonin e kaluar luante në Greqi me skuadrën e Dijagoras, ndërsa në Maqedoni 31-vjeçari kishte veshur edhe fanellat e skuadrave si Vardari, Metalurgu, Teteksi, Shkëndija dhe Pelisteri, transmeton “infOSport.mk”.
Ndërkohë Filip Petkovski që luan si sulmues rikthehet në klubin e tij të vjetër, duke pasur parasysh se edhe më parë ishte pjesë e “romantikëve”, ndërsa së fundmi luante me Skopjen, skuadër kjo që sezonin e ardhshëm do të garojë në Ligën e Dytë – Perëndim.