Një ndër skuadrat favorite në Botërorin e ardhshëm në Rusi, Franca, mundi Italinë me rezultatin 3:1 në miqësoren e zhvilluar në “Alianc Riviera” në Nicë, njofton “infOSport.mk”.
Vendasit avansuan vetëm pas 8 minutave lojë falë golit të shënuar nga mbrojtësi Samuel Umtiti, ndërsa në minutën e 29-të Antuan Grizman nga pika e bardhë dyfishoi rezultatin.
Leonardo Bonuçi nga afërsia në minutën e 36-të shënoi golin e vetëm për Italinë në këtë ndeshje, duke përfituar nga një devijim i Hugo Loris pas goditjes së fuqishme të Mario Balotelit nga gjuajtja e lirë, teksa pas 18 minutave lojë në pjesën e dytë Usman Dembele vendosi rezultatin përfundimtarë të këtij takimi, Franca 3, Italia 1.
Ndeshja ishte shumë e hapur dhe interesante për ta ndjekur. Francezët demonstruan një potencial të fuqishëm në sulm, ndërsa në momente Italia i kundërviheshe me sukses. Duhet theksuar se skuadra “axurre” në këtë ndeshje luajti pa shumë futbollistë titullarë.