Belgjika dhe Portugalia nuk arritën të shënojnë asnjë gol në miqësoren e zhvilluar në “Kral Boduen” në Bruksel. Në fillimin e pjesës së dytë te Belgjika luajti edhe futbollisti shqiptarë, Adnan Januzaj, i cili bëri një paraqitje shumë të denjtë, mirëpo duke mos mundur të ndryshojë asgjë në rezultat.
Lajm i keq për selskionuesin e “djajve të kuq” ishte lëndimi i rradhës i mbrojtësit, Vinsent Kompani, i cili u zëvendësua në fillimin e pjesës së dytë.
Një tjetër mbrojtës i belgëve, Jan Vertongen, regjistroi ndeshjen e tij të 100-të jubilare. Futbollisti i Totenhamit morri një çmim special disa minuta para fillimit të takimit.