Granit Xhaka mund të humbas Botërorin “Rusi 2018”? Mesfushori shqiptarë nga Prishtina e Kosovës që mbron ngjyrat e përfaqësueses së Zvicrës është dëmtuar pasditën e së enjtes në stërvitje me përfaqësuesen “helvete”.
Ka qenë pikërisht futbollisti tjetër me origjinë shqiptare, Valon Behrami që ndërhyri në mënyrë të gabuar ndaj Xhakës gjatë stërvitjes, e cila gjatë gjithë kohës u përcoll me një shi të rrëmbyeshëm.
Mirëpo edhe përkundër këtij fakti seleksionuesi Vladimir Petkoviç nuk ndaloi dot stërvitjen, ndërsa si pasojë e terrenit të mbushur me ujë, erdhi edhe deri te përplasja pa dashje e Behramit me Xhakën, i cili kishte dëmtuar gjurin e majtë.
Ai menjëherë me veturë private ishte dërguar në spitalin më të afërt në Lugano, ndërsa parashikimet e para janë se Granit Xhaka nuk do të jetë gati për Botëror, sepse nuk do të ketë kohën e duhur për t’u rikuperuar.