Shkëndija gati të marrë futbollistin e kombëtares shqiptare!?

Shkëndija me shumë gjasa do të humbas shërbimet e Ferhan Hasanit, mirëpo krerët e skuadrës kampione të Maqedonisë nuk dëshirojnë ti lënë asgjë rastit dhe menjëherë janë vënë në kërkim të futbollistëve tjerë me vlera, që do kontribuonin që mos të ndihet largimi i kapitenit “kuqezi”, njofton “infOSport.mk”.

Përveç sulmuesit Xhejms Adeni, për shërbimet e të cilit interesohet edhe FC Shkupi, Shkëndija i ka vënë syrin edhe mesfushorit të Skënderbeut, Sabien Lilaj, si dhe mbrojtësit të majtë Gledi Mici.

Për Lilajn nuk duhet harxhuar shumë fjalë, duke pasur parasysh se bëhet fjalë për një mesfushorë organizator me shumë vlera, që njëkohësisht luan edhe me Kombëtaren e Shqipërisë, ndërsa edhe Gledi Mici do ishte një goditje e qëlluar, duke pasur parasysh se Shkëndija viteve të fundit gjithnjë ka pasur probleme në krahun e majtë të mbrojtjes.

Te Shkëndija duan të përfitojnë nga fakti se Skënderbeu mund të mos marrë pjesë në Kupat e Europës, ashtu që në gjirin e saj mund të ofrojë dy elementë vërtet cilësorë, mirëpo një gjë e tillë do të mund të ndodhte, gjithnjë nëse Skënderbeu mbetet jashtë Europës (UEFA dënoi korçarë me 10 vite pezullim), edhe përkundër faktit se sezonin e fundit dominoi futbollin shqiptarë, duke rrëmbyer të dy titujt.

Leave a Reply