Vazhdon fushata anti-Serhio Ramos pas ndërhyrjes që detyroi Sallah të linte fushën gjatë finales së Ligës së Kampionëve. Pas sulmeve në rrjetet sociale, gjykimit negativ nga ish-futbollistë, peticionit online dhe deri te denoncimi nga një avokat egjiptian, i cili kërkon edhe dëmshpërblim prej 1 miliard euro, situata tashmë po del nga kontrolli për kapitenin e “madrilenëve.
Sipas lajmeve të fundit nga shtypi spanjoll, Ramos është detyruar të ndërrojë numër telefoni, pasi disa telefonatash kërcënuese që ka marrë pas finales së 26 majit në Kiev.
Bëhet fjalë për kërcënime me vdekje, pak a shumë siç i ndodhi portierit Karius, protagonist negativ po në atë mbrëmje, kur bëri dy gafa që në fund rezultuan edhe me disfatën e Liverpullit 1:3.
Nga numra të panjohur, Ramos dhe familja e tij janë kërcënuar me vdekje. Një situatë e rëndë, që e ka prishur jo pak qetësinë në shtëpinë e kapitenit të Realit, i cili gjitha këto kanosje i ka denoncuar edhe në polici.