Njihuni me 3 emrat e futbollistëve që u larguan nga FC Shkupi

Përveç vazhdimeve të kontratave të disa prej futbollistëve, krerët e FC Shkupit gjithashtu kanë vendosur të lënë të lirë tre futbollistë, që ishin pjesë e tyre gjatë vitit të kaluar, njofton “infOSport.mk”.

Fjala është për mbrojtësin e krahut të djathtë Edis Maliqi, portierin Burhan Mustafa, si dhe sulmuesin Valentin Koçoski. Këta dy të fundit nuk kishin edhe aq shumë hapësira, mirëpo një gjë e tillë nuk mund të thuhet edhe Edis Maliqin.

23-vjeçari ishte një ndër futbollistët më standard te skuadra nga Çairi, duke zhvilluar 31 ndeshje, apo gjithsej 2692 minuta, duke u renditur kështu si futbollisti i 5-të me më shumë minuta të zhvilluara te FC Shkupi, pas Suat Zendelit (3148’),  Kristijan Stojkoskit (2831’), Ermedin Adem (2704’) dhe Muharem Bajrami (2700’).

Rikujtojmë ditë më parë FC Shkupi vendosi të mos vazhdojë bashkëpunimin edhe me dy futbollistët e huazuar, Shpend Asanin e Shkëndijës dhe turkun Emre Xhan të Konjaspor.

 

Leave a Reply