Skuadra nënkampione e Italisë, Napoli që në sezonin e ri do të udhëhiqet nga strategu i njohur italian, Karlo Ançeloti ka bërë goditjen e parë në merkaton e verës. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, “napolitanët” e kanë mbyllur me sukses marrëveshjen me sulmuesin Simone Verdi, i cili në “Sao Paolo” vjen nga rradhët e skuadrës së Bolonjas.
Skuadra nga Emilia Romanja nga shitja e sulmuesit të saj do të përfitojë plotë 23 milion euro, ndërsa me këtë Napoli arriti qëllimin për të angazhuar këtë super sulmues, të cilin tentoi ta merrte edhe gjatë merkatos së janarit, mirëpo pa sukses. Verdi kështu pritet të jetë përforcimi i parë në epokën e Ançelotit te Napoli, pasi zyrtarizimi i tij gjithnjë sipas mediave italiane është vetëm çështje orësh.