Emre Xhan mund të konsiderohet një futbollist i Juventusit. Mesfushori 24-vjeçar ka gjetur gjuhën e përbashkët me kampionët në fuqi të Italisë, pas skadimit të kontratës së tij me Liverpullin.
Futbollisti me origjinë turke që mbron ngjyrat e Kombëtares gjermane, aktualisht ndodhet në pushime, por ditët në vijim pritet të zbarkojë në Torino për t’iu nënshtruar vizitave mjekësore dhe të firmos një kontratë 4-vjeçare me “Zonjën e Vjetër”.
Mesfushori për shkak të problemeve që pati në shpinë ka mbetur jashtë listës përfundimtare të Gjermanisë për në Botërorin “Rusi 2018”.
Emre Xhan Juventusit pritet ti bashkohet para fillimit të fazës përgatitore, që trajneri Allegri e ka paraparë të nis mes datës 7 dhe 9 korrik.