Ferhan Hasani midis Stambollit duke pirë çaj të nxehtë. Vallë çfarë po zihet, çaji?apo diçka tjetër. Kapitenit të Shkëndijës saktë edhe një muaj i përfundon kontrata me Shkëndijën, ndërsa edhe më herët është spekulluar se e ardhmja e tij është e lidhur ngushtë me një transferim në Superligën turke.
Ka qenë vetë Hasani që ka nxjerrë këtë foto me një gotë çaji në profilin e tij në “instagram”, duke bërë me dije se ndodhet në Stamboll, por çfarë realisht kërkon kapiteni “kuqezi” në Turqi, një gjë të tillë me siguri se do e mësojmë ditëve në vijim. Vallë ka shkruar thjesht për pushime, apo për të kryer punën rreth transferimit të tij në ndonjë nga klubet e Superligës turke.
Për shërbimet e tij siç kemi lajmëruar më herët interes kishte shfaqur Bursaspor, mirëpo edhe disa skuadra tjera, që megjithatë deri në këto momente nuk kemi mundur ti mësojmë.