Mbrojtësi i Mançester Junajtedit, Mateo Darmian është shumë afër transferimit te Juventusi. Sipas informacioneve të “SportItalia” të dyja klubet kanë arritur akordin, ashtu që gjatë ditës së sotme italiani do të duhet të kalojë fillimisht kontrollet mjekësore në Torino, që më pas të nënshkruajë marrëveshjen e duhur me “Zonjën e Vjetër”.
Darmian te Junajtedi ishte transferuar gjatë vitit 2015-të nga rivalët lokal të Juves, Torino, për shumën e 18 milion eurove.
Megjithatë gjatë tre viteve të kaluara në “Old Traford”, Darmian nuk arriti që të dëshmojë cilësitë e tij, ashtu që pas gato tre viteve do të largohet nga skuadra angleze, për t’iu bashkuar Juves, drejtuesit e së cilës skuadër thuhet se do të paguajnë 12 milion euro për kartonin e tij.