Zinedine Zidane përmes një konference për shtyp, ku doli bashkë me presidentin e Realit të Madridit, Florentino Perez, përveç që paraqiti largimin e tij nga klubi “mbretëror”, ai gjithashtu rrëfeu momentet më të mira dhe më të këqija të tij gjatë karrierës relativisht të shkurtër te Reali, transmeton “infOSport.mk”.
Strategu francez brenda më pak se tre viteve të krye të Realit ka fituar gjithsej 9 tituj, 3 prej të cilëve në Ligën e Kampionëve.
Më parë, ai trajnoi të rinjtë e klubit madrilen, ndërsa para se të merrte postin e trajnerit të parë, ai një kohë luante rolin e ndihmësit të Ançelotit.
Pavarësisht kësaj, Zidane tha që momenti më i mirë i tij te Reali ishte titulli i La Ligës në Spanjë, kurse më i keqi ishte eliminimi nga Kupa e Mbretit me humbjen nga Leganes nga “Ssantiago Bernabeu” këtë sezon.