Viktor Nildo Xhufo edhe zyrtarisht është një futbollist i lirë, pasi të njëjtit i përfundoi kontrata me Flamurtarin e Vlorës, te e cila skuadër verën e kaluar ishte transferuar nga rradhët e Shkëndijës, njofton “infOSport.mk”.
Mirëpo si duket vetëm pas një viti braziliani Xhufo mund të rikthehet në Maqedoni, mirëpo kësaj rradhe te rivalët e përbetuar të Shkëndijës, Vardari.
Një gjë të tillë pohon portali sportiv në gjuhën maqedone “sport1.mk”, sipas të cilëve skuadra nënkampione e Maqedonisë te Xhufo sheh një partnet të Bitang në mesfushë pas largimeve të shumta që po ndodhin te tashmë te ish kampionët.
Sipas po të njëjtit burim Vardari gjithashtu ka në plan të transferojë edhe rumunin, Klaudiu Vasile Bumba, ganezin Emanuel Mensah, kamerunasin Robert Ndip Tambe si dhe Milosh Petroviç, që aktualisht mbron ngjyrat e skuadrës së Radniçki Nish.