Granit Xhaka ka braktisur stërvitjen e pasditës me Kombëtaren e Zvicrës me një dëmtim të gjurit të majtë, njofton “infOSport.mk”. Xhaka pas dëmtimit të marrë qëndroi për disa minuta i shtrirë në fushë, ndërsa rreth tij ishin mbledhur thuajse të gjithë futbollistët, që shikonin me habi.
Menjëherë aty pranë erdhën edhe fizioterapeuti si dhe mjeku i skuadrës “helvetike”, Pier Etien Furnie të cilët i dhanë ndihmën e duhur futbollistit shqiptarë, i cili më pas u shoqërua nga Rodrigez, Akanji dhe Embolo, të cilët e përcjellin deri në dhomat e xhveshjes, ku më pas me një makinë private Xhaka i drejtohet spitalit më të afërt në Lugano.
Mirëpo vallë kush do të mbajë përgjegjësinë për këtë dëmtim të futbollistit shqiptarë të Arsenalit. A mund të bie bara edhe mbi trajnerin Vladimir Petkoviç, i cili edhe përkundër shiut të rrëmbyeshëm nuk ndaloi dot stërvitjen e skuadrës, edhe pse fusha e stadiumit vende vende ishte e mbushur me ujë. Nëse një shi i këtillë do të biente gjatë një ndeshje futbolli në Superligën e Zvicrës, pa dyshim se arbitri kryesor i takimit do të ndërpriste të njëjtën, mirëpo jo edhe Petkoviç, i cili tashmë rrezikon me Granit Xhakën, edhe pse të gjithë ne shpresojmë të mos bëhet fjalë për ndonjë lëndim më serioz dhe atë ta shohim të gatshëm për ndeshjet e Botërorit në “Rusi 2018”, kampionat ky që starton vetëm pas dy javësh.