Shkupi fazën e përgatitjeve do ta zhvillojë jashtë Maqedonisë dhe me emra të rinjë

Futbollistët e FC Shkupit ndodhen në pushim të merituar, pas atij suksesi ku pas 14 viteve arritën që të sigurojnë Europën. Grumbullimi i tyre i parë për sfidat e reja që do i presin ata në sezonin e ri futbollistik është paralajmëruar për datën 6 qershor, njofton “infOSport.mk”.

Ndërkohë deri atëherë drejtuesit e skuadrës janë duke punuar në rinovimin e kontratave të disa prej futbollistëve, ku deri më tani 5 prej tyre vazhduan bashkëpunimin, ndërsa intensivisht po punohet edhe në rinovimin e disa të tjerëve, me qëllim që të gjithë skuadrën që barti barën kryesore gjatë ndeshjeve të sezonit të kaluar ta kenë bashkë sërish edhe sezonin e ri.

Mirëpo kjo nuk është e tëra, pasi të njëjtit janë duke punuar edhe në rifreskimin e skuadrës, ku burime të “infOSport.mk” bëjnë me dije se po punohet në sjelljen e një qendërmbrojtësi me përvojë, të një mesfushori, gjithnjë nëse do të kishte largime eventuale, si dhe të një sulmuesi krahu, apo edhe qendre.

Janë këto dëshirat e drejtuesve “bardhekaltër” nga Çairi, që shpresojnë se të njëjtit do ti sjellin në skuadrën e tyre që para fazës kryesore që pritet ta zhvillojnë jashtë vendit. Si destinacione të mundshme përmenden Sllovenia, Italia, Zvicra dhe Turqia, nga ku ka ardhur edhe një ofertë zyrtare nga kampi i Fenerbahçes.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply