Pas dështimit të ndeshjes me Bregun e Fildishtë, Federata e Futbollit e Kosovës (FFK-ja), kishte kërkuar një tjetër kundërshtar dhe si opsion kishte Moldavinë, Kongon dhe Iranin.
Ndonëse me Iranin kishte një pajtueshmëri që ndeshja të zhvillohet në Stamboll, në fund kushtet që u parashtruan nuk ishin të akceptueshme për Federatën e Futbollit të Kosovës, që ndeshja në fjalë të zhvillohet pa shikues.
FFK-ja mendon se kjo nuk i kontribuon afirmimit, pasi fundja futbolli luhet për shikues, ndaj edhe kanë marrë këtë vendim për anulimin e këtij takimi.
Në këtë mënyrë përfaqësuesja e Kosovës prite të kthehet në Kosovë të shtunën më 2 qershor, duke mbetur kështu me vetëm një ndeshje të luajtur miqësore, atë kundër Shqipërisë, në të cilën të përzgjedhurit e trajnerit Bernard Çellanders, shkëlqyen duke shënuar fitore të madhe 3:0.