Një rrahje masive ka ndodhur midis hendbollistëve të Tekstilec dhe Vardar Negotino në kuadër të javës së 25-të në Ligën e Parë të Henbdollit në vend, njofton “infOSport.mk”. Lojtarët e të dyja skuadrave në vend që të luajnë henbdoll, ata për një çast harruan zanatin e tyre dhe u shndërruan në boksier.
Incidenti në të cilin morrën pjesë thuajse të gjithë hendbollistët e skuadrës vendase dhe asaj mysafire ndodhi në minutën e 44-të, me ç’rast ndeshja ishte ndërprerë.
Tashmë me këtë ndeshje pritet të merret Federata dhe komisionet përkatëse, të cilat duhet të gjejnë fajtorin e vërtetë, që ishte edhe shkaktari kryesor për gjithë ato skena të pahijshme që kishin ndodhur në Shtip.
Vardar Negotino me 49 pikë ndodhet në pozitën e katërt, teksa Tekstilec me 42 pikë mban pozitën e 5-të para Prespa 2010 në pozitën e 6-të dhe skuadrës shqiptare të Rinisë që me 34 pikë renditet në pozitën e 7-të. Skuadra shkupjane në kuadër të xhiros së 25-të në teren vendas me rezultatin 40:30 kishte mundur Spartakun.