Luka Modriç ka gjasa që të ndryshojë mjedis gjatë merkatos së verës, pasi për shërbimet e mesfushorit kroat interes kanë shfaqur kampionët e Italisë, Juventusi.
Një gjë të tillë ka pohuar “Corriere dello Sport”, sipas së cilës Juve kërkon blerjen e kartonit të mesfushorit madrilen, i cili për disa sezone me rradhë është një ndër futbollistët më standard dhe më të mirë tek Reali, pa të cilin nuk mund të mendohet mesfusha e “mbretërve”.
Mirëpo shumë shpejtë ka ardhur edhe kundërpërgjigja nga kampionët e ri të vjetër të Europës, të cilët në anën tjetër po kërkojnë shërbimet e Miralem Pjaniç.