Mesfushori i përfaqësueses së Kosovës, Hekuran Kryeziu, ka vendosur të ndërrojë mjedis, mirëpo jo edhe kampionat. 25-vjeçari i cili për 7 sezone të plota luante me Lucernin në Superligën zviceriane, ka vendosur të braktis këtë skuadër, për t’iu bashkuar Cyrihut.
Kryeziut i kishte përfunduar kontrata me skuadrën e tij të fëmijërisë, Lucernin, pjesë e së cilës ishte që ng viti 2004.
Ai tashmë ka nënshkruar me Cyrihun, pjesë e së cilës do të jetë deri më 30 qershor të vitit 2021.