Drejtuesit e Çelzit janë gati të futen në garë për shërbimet e sulmuesit të Bajernit të Munihut, Robert Levandovski, raportojnë mediat angleze.
Polaku është i vendosur që gjatë kësaj verë të largohet nga gjiganti gjerman, ndërsa një gjë të tillë dëshirojnë të shfrytëzojnë “blutë” e Londrës, që janë të gatshëm t’i ofrojnë Bajernit plotë 80 milionë sterlina.
Agjenti i sulmuesit polak, Zahav dhe pronari i Çelzit, Roman Abramoviç raportohet se kanë raporte shumë të mira, ndërsa e gjithë kjo do ta lehtësonte transferimin eventual të Levandovskit në “Stemford Brixh”.
Mirëpo për të realizuar një gjë të tillë, Çelzi do të duhet të fitojë garën edhe me Realin e Madridit, që gjithashtu ka shfaqur interesim tashmë një kohë më të gjatë për shërbimet e Levandovskit.