Edon Zhegrova ka shënuar edhe golin e dytë në paraqitjen e tij të tretë me përfaqësuesen e Kosovës, duke dëshmuar cilësitë e tij të larta prej një super talenti. Ai shënoi golin e tretë dhe të fundit në fitoren 3:0 të përfaqësueses së Kosovës, ndërsa pas shënimit të golit i lejoi vetes që të dhurojë edhe edhe “Freestyle” në fushën e lojës.
Momenti kur Zhegrova dhuron edhe “Freestyle” në fushën e lojës
Momenti kur Edon Zhegrova dhuron edhe “Freestyle” në fushën e lojës.
Публикувахте от infosport.mk в 29 май 2018 г.
“Ai veprimi që bëra nuk ishte për të nënvlerësuar dikë, thjesht për të krijuar spektakël për gjithë ata tifoz të pranishëm, nëse dikush është prekur sinqerisht ju kërkojë falje, por thjesht e bëra për spektakël” – tha Zhegrova.
Fitorja: “Mendoj se ekipi ka bërë një ndeshje të mirë, si në pjesën e parë ashtu edhe në të dytën. Jam shumë i lumtur që po më jep mundësinë, është në ndjenjë e mirë për mua që përfaqësojë shtetin tim dhe mundohem gjithnjë që të jap më të mirën për Kosovën dhe të ndihmojë skuadrën të fitoj”
Goli? “Unë shënova për shtetin tim, nuk ishte kundërpërgjigje për Panuçin apo Shqipërinë, jam i lumtur për golin. Këtë gol ua dedikoi gjithë tifozëve që ishin prezent sot në stadium, gjithë ato që më përkrahin dhe shtetit tim të Kosovës” – përfundoi talenti shqiptarë i Genkut, Edon Zhegrova.