Valmir Nafiu edhe zyrtarisht është një futbollist i lirë, pasi me përfundimin e sezonit të rregullt 2017/2018, atij i përfundoi kontrata me skuadrën e Renovës, pjesë e së cilës ishte për dy vite të plota, njofton “infOSport.mk”.
Nafiu te Renova erdhi verën e vitit 2016-të nga rradhët e skuadrës së njohur shqiptare të Skënderbeut, ndërsa brenda kësaj periudhe dy vjeçare ai zhvilloi 62 ndeshje, duke realizuar edhe 11 gola, 7 prej të cilëve këtë edicion.
Sulmuesi 24-vjeçar këtë edicion ishte golashënuesi më i mirë i skuadrës nga Xhepçishti, duke rezultuar vendimtarë në disa ndeshje kampionale, ku Renova në fund arriti që të sigurojë mbijetesën.
SUPER VALMIR NAFIU DHE RENOVA DYFISHON REZULTATIN NDAJ A. PANDEV
SUPER VALMIR NAFIU DHE RENOVA DYFISHON REZULTATIN NDAJ A. PANDEV RENOVA – A. PANDEV 2:0(V. Nafiu 74')
Публикувахте от infosport.mk в 29 април 2018 г.
Paraqitjet e mira të Valmir Nafiut nuk kanë mbetur pa u vërejtur edhe nga agjentë të skuadrave të huaja, ndërsa burime të “infOSport.mk” bëjnë me dije se tetovari shumë lehtë mund të ndodh që sërish të luaj në Europë.
Gjithashtu për shërbimet e tij interesohet edhe një skuadër nga Azerbajxhani, ndërsa në bisedime e sipër është edhe me një ndër skuadrat më të mira nga vendi ynë. Mbetet të shihet nëse Nafiu sërish do të luaj jashtë Maqedonisë, ku për 4 vite mbronte ngjyrat e skuadrave si Bazel në Zvicër, Hamburg në Gjermani dhe Apoel Nikozia në Qipro, nga e cila skuadër janarin e vitit 206-të ishte transferuar te kampionët e Shqipërisë.