Lajm i mirë për FC Shkupin dhe tifozët e saj, liçenca për Europë gati!?

Më në fund lajme të mira për FC Shkupin dhe gjithë atë armatë të tifozëve që si duket mund ti gëzohen lajmit për pajisjen e klubit të tyre të zemrës me liçencën e duhur për pjesëmarrje në garat e Liga Europa.

Burime jo zyrtare të “infOSport.mk” bëjnë me dije se gjithçka është gati dhe se dokumentacioni i dorëzuar nga ana e drejtuesve të FC Shkupit në Federatën e Futbollit të Maqedonisë ka plotësuar të gjitha kushtet që pas Shkëndijës, Rabotniçkit dhe Vardarit, edhe FC Shkupi të marrë leje për garat europiane.

Ditëve të fundit në vendin tonë temë kryesore ishte pikërisht  marrja e liçencës ose jo nga klubi i Çairit, që megjithatë me shumë gjasa do të luaj në Europë pas plotë 14 viteve.

Rikujtojmë FC Shkupi sezonin e rregullt në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë e mbylli në pozitën e katërt, ndërsa falë triumfit të kampionëve të Shkëndijës në Kupën e Maqedonisë, FC Shkupi iu gëzua kualifikimit për në eliminatoret e Liga Europa.

Leave a Reply