Xhanluixhi Bufon i ka thënë “po” ofertës së Paris Sen Zhermenit, me të cilën skuadër pritet të firmos kontratë dy vjeçare, me një pagë prej 8 milionë euro pagë në çdo sezon.
“Martesa” nuk është bërë ende publike sepse klubi francez po pret një përgjigje nga UEFA, ashtu si gardiani italian.
Pikërisht përgjigja që do të marrë PSZH-ja në lidhje me “fair play financiar” është çelësi për të ardhmen e Bufon. Por gjithashtu edhe dënimi që mund të marrë Bufon për deklaratat dhe sjelljen e tij karshi gjyqtarit Oliver në ndeshjen çerekfinale Real-Juventus.
Nëse as PSZH nuk dënohet rëndë dhe as Bufon nuk merr një dënim shembullor, atëherë ish-portieri i Juventus do të vazhdojë karrierën në Paris, përndryshe duhen menduar skenarë të rinj.
Numërimi mbrapsht ka nisur për etapën e fundit të karrierës së një portieri legjendar, gjithmonë nëse qeveria e futbollit europian.